Valë e re sulmesh iraniane me raketa dhe dronë në vendet e Gjirit, 2 të vdekur në Kuvajt

Data

Vendet e Gjirit Persik po përballen me një valë të re sulmesh me raketa dhe dronë nga Irani, ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme vazhdojnë të përshkallëzohen.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Kuvajtit, gjatë sulmeve kanë humbur jetën dy roje kufitare. Gjithashtu, aeroporti ndërkombëtar i vendit është goditur në rezervuarët e karburantit, ndërsa zjarri është vënë nën kontroll pa u raportuar të lënduar të tjerë.

Ndërkohë në Bahrein është dëmtuar një impiant desalinimi, ndërsa tre persona janë plagosur nga mbeturinat e raketave të interceptuara nga sistemet e mbrojtjes ajrore.

Sulmet e fundit vijnë pas disa ditësh tensioni në rajon. Raportohet se Irani ka goditur edhe baza amerikane në Juffair, ndërsa Arabia Saudite ka bërë të ditur se ka neutralizuar 33 dronë sulmues.

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian paralajmëroi se vendi i tij do të reagojë nëse territoret e vendeve fqinje përdoren për operacione ushtarake kundër Iranit.

Që nga fillimi i konfliktit, sulmet iraniane në rajon kanë shkaktuar 16 viktima, përfshirë edhe tetë civilë, duke rritur shqetësimet për përshkallëzim të mëtejshëm të situatës në Gjirin Persik.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related