Një aksident i rëndë rrugor ka përfshirë një familje shqiptare në Gjermani, duke lënë të plagosur gjashtë persona, mes tyre tre fëmijë të mitur.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën Liedermatte, në Waldshut-Tiengen, pranë kufirit me Zvicrën, vetëm pak minuta para se familja të mbërrinte në vendbanimin e saj. Familja shqiptare po kthehej nga Kosova kur automjeti me të cilin udhëtonin u përplas me një kamion.
Në makinë ndodheshin pesë anëtarë të familjes, ndërsa edhe drejtuesi i kamionit mbeti i plagosur. Të gjithë të aksidentuarit kanë pësuar lëndime të rënda, ndërsa një person mbeti i bllokuar në mjet dhe u nxor nga zjarrfikësit pas një operacioni shpëtimi.
Sipas mediave lokale, shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta dhe po hetohen nga autoritetet gjermane. Familja shqiptare raportohet se vjen nga fshati Ratkoc i Rahovecit.
Fëmijët e plagosur janë të moshës pesë muajsh dhe tre vjeç. Disa prej të lënduarve, përfshirë të miturit, janë transportuar me helikopterë shpëtimi drejt spitaleve të specializuara për fëmijë. Gjendja shëndetësore e tyre mbetet ende e paqartë.
Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
