Si firmosi Balluku lejen për drejtorin e saj me mbështetjen e 4-AM / Parqet fotovoltaike, “hambari i milionave” për vartësit

Data

Hetimet e SPAK ndaj ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë janë fokusuar fillimisht te tenderat e Tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Madhe, por një investigim i fundit tregon se shkeljet e dyshuara shkojnë shumë më tej. Sipas të dhënave, kompania 4-AM ka përfituar afro 240 milionë euro fonde publike, kryesisht në sektorin energjetik, përmes një rrjeti kompanish të lidhura me drejtues dhe vartës të ministres.

Parqet fotovoltaike, të paraqitura publikisht si sukses strategjik, rezultojnë në disa raste si një mekanizëm për përfitime të përqendruara, ku lejet, tokat publike dhe financimet janë dhënë në kushte preferenciale dhe me procedura të përshpejtuara.

Një nga rastet më problematike lidhet me një kompani të themeluar nga familjarë të një drejtori të rëndësishëm shtetëror, e cila, pavarësisht mungesës së eksperiencës dhe kapitalit, mori në kohë rekord leje për ndërtimin e një parku fotovoltaik në Fier. Vetëm pak muaj më vonë, një pjesë e aksioneve të kompanisë kaluan te 4-AM për një vlerë simbolike, ndërsa bilancet financiare tregojnë se fondet reale janë siguruar pikërisht nga kjo kompani.

Paralelisht, toka publike është dhënë me qira për një çmim shumë më të ulët se vlera reale e tregut dhe për një afat që bie ndesh me kufijtë ligjorë. Auditimet kanë konstatuar mungesë miratimesh nga organet vendore, mungesë vlerësimi ekonomik dhe shkelje të procedurave të detyrueshme.

Në të njëjtën periudhë, 4-AM ka përfituar disa tendera nga institucione ku drejtues ishin persona të lidhur familjarisht me përfituesit e lejeve energjetike. Disa nga këto procedura rezultojnë pa garë dhe me shenja risku të lartë, duke ngritur dyshime serioze për konflikt interesi dhe favorizim.

Sipas investigimit, ky nuk është një rast i izoluar, por pjesë e një skeme më të gjerë, ku sektori i energjisë është kthyer në një burim përfitimesh për një rreth të ngushtë personash të lidhur me vendimmarrjen politike. Një skemë që, sipas ekspertëve dhe auditimeve zyrtare, kërkon hetim të thelluar për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore dhe penale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related