BE miraton marrëveshjen historike për shpërndarjen e azilkërkuesve; Kosova futet zyrtarisht në listën e “vendeve të sigurta” – Si do funksionojë mekanizmi i ri i solidaritetit

Data

Bashkimi Europian ka arritur një nga marrëveshjet më të rëndësishme të viteve të fundit në fushën e migracionit: zhvendosjen e detyruar të azilkërkuesve brenda vendeve anëtare, krijimin e një mekanizmi financiar solidariteti, si dhe hartimin e listës së përbashkët të vendeve të sigurta të origjinës, ku përfshihet për herë të parë Kosova, së bashku me Egjiptin, Indinë, Marokun, Bangladeshin dhe vende të tjera.

Vendimi u mor në takimin e Ministrave të Brendshëm të BE-së në Bruksel dhe synon të reformojë mënyrën se si blloku menaxhon flukset migratore, presionin në kufij dhe sistemin e azilit.

21 mijë azilkërkues do të zhvendosen çdo vit – Vendet më pak të prekura detyrohen të kontribuojnë

Sipas marrëveshjes, 21.000 azilkërkues do të shpërndahen çdo vit në vende të tjera të BE-së, për të ulur presionin tek Italia, Greqia, Spanja dhe Qipro — vendet që mbajnë peshën kryesore të hyrjeve.

Vendet që do të duhet të pranojnë migrantë ose të kontribuojnë financiarisht në vend të tyre janë:

  • Suedia
  • Portugalia
  • Hungaria
  • Rumania
  • Luksemburgu

Për vendet që nuk pranojnë zhvendosje, parashikohet kontribut financiar prej 420 milionë eurosh në total.

Listë e re e vendeve të sigurta: Kosova hyn zyrtarisht në listë

Për herë të parë BE miraton një listë të përbashkët të “vendeve të sigurta të origjinës”, për të cilat procedurat e azilit do të jenë shumë më të shpejta dhe refuzimet më të lehta.

Vendte e futura në listën e re të BE-së:

  • Kosova
  • Egjipti
  • Indi
  • Maroku
  • Tunizia
  • Bangladeshi
  • Kolumbia

Azilkërkuesit nga këto vende mund të trajtohen me procedura të përshpejtuara në kufi dhe mund të riatdhesohen më shpejt.

BE deklaron se vendet kandidate për anëtarësim, përfshirë Kosovën, konsiderohen të sigurta, për sa kohë nuk ka luftë ose shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

Rregulla më të forta për riatdhesimin dhe ndalimin e rikthimit

Reforma parashikon procedura të unifikuara në të gjithë BE për:

  • paraburgimin para dëbimit
  • ndalimin e hyrjes së përsëritur
  • detyrimin për bashkëpunim me autoritetet

Kjo do të bëjë që riatdhesimet të mos varen më nga vullneti i shteteve të veçanta, por të ndiqen sipas një protokolli të unifikuar europian.

Gjermania kërkon përjashtim, BE e konsideron “të arsyeshëm”

Ministri gjerman i Brendshëm, Alexander Dobrindt, e vlerësoi faktin që vendet me barrë të lartë migratore – si Gjermania, që pret rreth 1 milion refugjatë nga Ukraina – mund të kërkojnë përjashtime nga mekanizmi i zhvendosjes.

Çfarë ndodh tani?

Të gjitha marrëveshjet duhet të miratohen nga Parlamenti Europian, ku pritet debat i fortë, kryesisht për çështjen e:

  • riatdhesimit në “vendet e treta të sigurta”, edhe pa lidhje familjare aty
  • detyrimit të vendeve skeptike për të pranuar migrantë ose për të paguar

Nëse marrëveshja kalon, BE do të ketë sistemin më të unifikuar të migracionit në historinë e saj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related