Një aksident i trefishtë është regjistruar mesditën e kësaj të mërkure në aksin rrugor Lezhë-Milot, pranë mbikalimit të Ishull-Lezhës.
Në përplasje janë përfshirë tre automjete, mes tyre edhe një furgon mallrash. Si pasojë, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar menjëherë në spital. Sipas burimeve mjekësore, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti ka shkaktuar rëndim të ndjeshëm të trafikut në të dyja drejtimet, duke krijuar radhë të gjata automjetesh.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të përplasjes, si dhe për normalizimin e qarkullimit në zonë.
