Tragjedi në Kretë: Mbytet varka me emigrantë, konfirmohen 18 viktima – vijon operacioni i shpëtimit

Data

Një ngjarje e rëndë ka tronditur brigjet jugore të Kretës, ku të paktën 18 emigrantë kanë humbur jetën pasi një varkë u gjet gjysmë e fundosur në ujërat territoriale të Greqisë.

Sipas mediave greke, trupat e pajetë janë nxjerrë nga deti ndërsa dy persona kanë arritur të mbijetojnë dhe janë shpëtuar nga autoritetet.

Operacion i madh kërkim-shpëtimi në det

Roja Bregdetare greke ka nisur një operacion të gjerë kërkimi, ku janë angazhuar:

  • 2 anije të Rojës Bregdetare
  • 1 anije e Frontex
  • 3 mjete lundruese të rajonit
  • 1 helikopter Super Puma
  • 1 avion i Frontex

Varka u pikas rreth 26 milje në jugperëndim të ishullit Chryssi nga një anije transporti me flamur turk, e cila njoftoi menjëherë autoritetet.

Kushtet e vështira atmosferike komplikuar operacionin

Në zonë raportohet se fryjnë erëra perëndimore me forcë 4 ballë, duke e bërë edhe më të ndërlikuar procesin e kërkimit të të mbijetuarve.

Ende nuk ka informacion të saktë për numrin e personave që ndodheshin në bord, ndërsa autoritetet greke vijojnë kërkimet me frikën se bilanci mund të rritet më tej.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related