Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbyllur protestën e opozitës në Tiranë me një mesazh falënderimi për mbështetësit dhe paralajmërim për vijimin e aksionit opozitar.
Në fjalën e tij, Berisha vlerësoi pjesëmarrjen në protestë, duke e cilësuar atë si një “betejë të shkëlqyer” dhe duke theksuar se qytetarët i dhanë, sipas tij, “goditjen e merituar diktaturës”.
Ai u shpreh se protesta e radhës do të jetë edhe më e fortë, ndërsa përdori tone të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama.
“I dhatë goditjen më të merituar diktaturës sot. Ishte betejë e shkëlqyer, ju garantoj se tjetra do jetë më e shkëlqyer”, tha Berisha.
Deklarata e tij vjen pas një proteste të shoqëruar me tensione dhe përplasje në disa zona të kryeqytetit, ndërsa opozita ka paralajmëruar vazhdimin e mobilizimit në ditët në vijim.
