Trafik kilometrik në aksin Prrenjas–Elbasan, qarkullimi i automjeteve paralizohet

Data

Trafik i rënduar me radhë kilometrike është regjistruar gjatë ditës së sotme në aksin rrugor Prrenjas–Elbasan, në zonën e Librazhdit, duke paralizuar qarkullimin e automjeteve.

Sipas informacioneve nga terreni, shkak kryesor i situatës janë punimet në kuadër të ndërtimit të Korridorit VIII, të cilat kanë ngushtuar ndjeshëm korsitë e lëvizjes dhe kanë krijuar pika bottleneck përgjatë segmentit rrugor.

Situata është përkeqësuar edhe nga fluksi i lartë i automjeteve, pasi shumë qytetarë po kthehen drejt qyteteve të tyre pas festave të fundvitit. Si pasojë, janë krijuar vonesa të gjata dhe ndalesa të shpeshta në lëvizje.

Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë durim, të respektojnë sinjalistikën e përkohshme dhe udhëzimet e Policisë Rrugore, ndërsa rekomandohet përdorimi i rrugëve alternative aty ku është e mundur.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related