Shqipëria drejt BE-së / Kryenegociatorja: Ligj i ri për donacionet dhe sponsorizimet

Data

Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë për integrimin evropian, Majlinda Dhuka, deklaroi se Shqipëria do të miratojë për herë të parë një ligj të ri për donacionet dhe sponsorizimet, si pjesë e reformave në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.

Gjatë konferencës për shtyp, Dhuka theksoi se pas shumë vitesh vendi do të ketë edhe një ligj të posaçëm që rregullon aktivitetin e lobimit. Ajo u shpreh se pas 31 vitesh mungesë të një kuadri të qartë ligjor, Shqipëria po ndërmerr hapa konkretë për të vendosur rregulla transparente dhe të kontrollueshme në këto fusha.

Sipas saj, do të krijohet një regjistër i posaçëm për lobimin, si dhe për sponsorizimet dhe donacionet, me synimin për të rritur transparencën dhe llogaridhënien publike. Kjo nismë, theksoi Dhuka, është pjesë e angazhimit të qeverisë për forcimin e shtetit të së drejtës dhe përmbushjen e standardeve evropiane.

Në fjalën e saj, ministrja falënderoi edhe median dhe gazetarët për rolin që kanë luajtur në informimin e qytetarëve mbi procesin e integrimit. Ajo bëri të ditur se mbi 70% e shqiptarëve deklarojnë se janë të informuar për negociatat me Bashkimin Evropian, duke e cilësuar këtë si një kontribut të rëndësishëm të medias për një aspiratë kombëtare që i përket brezave.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related