Terror në orët e para të mëngjesit, shpërthim me tritol pranë një banke

Data

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur orët e para të mëngjesit të së enjtes, ditën e Krishtlindjeve, pranë një dege banke në zonën Evosmos të Selanikut, duke shkaktuar dëme të shumta materiale dhe panik te banorët.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 03:20, jashtë degës bankare që ndodhet në kryqëzimin e rrugëve Karaoli dhe Dimitriou. Sipas raportimeve, lënda shpërthyese ishte vendosur në afërsi të bankës, në rrugën Salaminos.

Si pasojë e shpërthimit janë thyer xhamat dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në ambientet e brendshme të bankës. Po ashtu, janë dëmtuar edhe automjete të parkuara pranë si dhe fasadat e pallateve të banimit përreth zonës.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa forcat e policisë kanë rrethuar menjëherë zonën dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related