Richard Grenell akuzon presidenten e Kosovës për gënjeshtër: Vjosa Osmani thotë gjithçka për mbijetesën e saj politike

Data

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara për misione të posaçme, Richard Grenell, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, lidhur me administratën amerikane dhe mbështetjen për Kosovën.

Përmes një reagimi në rrjetin social “X”, Grenell e akuzoi Osmanin për gënjeshtër dhe kritikoi qeverisjen aktuale në Kosovë.

“Ajo po gënjen. Ekipi Kurti/Osmani ka qenë një katastrofë dhe të gjithë po e shohim qartë këtë. Ajo do të thotë gjithçka për mbijetesën e saj politike”, shkroi Grenell.

Reagimi i tij erdhi pasi Osmani deklaroi se administrata e dytë e Donald Trump është administrata amerikane më pro-Kosovë që nga koha e presidentit George W. Bush, kur Kosova shpalli pavarësinë.

Sipas saj, administrata e Joe Biden kishte kërkuar vazhdimisht lëshime nga Kosova në dialogun me Serbinë, ndërsa administrata Trump mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës pa kërkuar kompromise.

Osmani tha gjithashtu se gjatë një takimi me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, ishte diskutuar për një plan konkret që synon njohjen e Kosovës nga vendet që ende nuk e njohin dhe për mbështetjen e anëtarësimit të saj në NATO.

Ajo e cilësoi gjithashtu pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes si një arritje të rëndësishme, duke theksuar se disa vende që nuk e njohin Kosovën kanë shprehur gatishmëri për të rishqyrtuar qëndrimin e tyre.

Megjithatë, Grenell e ka kundërshtuar këtë narrativë, duke e cilësuar qeverisjen aktuale në Kosovë si problematike. Ende nuk është e qartë se cilat deklarata konkrete të Osmanit ai i konsideron të pavërteta.

Kujtojmë se gjatë mbledhjes inauguruese të Bordit të Paqes në Uashington më 19 shkurt, presidenti amerikan Donald Trump kishte vlerësuar lidershipin e presidentes së Kosovës dhe kishte deklaruar se nëse Kosova do të kishte probleme me Serbinë, ajo mund ta telefononte drejtpërdrejt.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related