Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion të gjerë antiterror, duke arrestuar 115 persona të dyshuar si anëtarë të organizatës terroriste Shteti Islamik (ISIS), të cilët dyshohet se po përgatisnin sulme gjatë festimeve të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri në Turqi.
Sipas një njoftimi zyrtar nga Zyra e Kryeprokurorit të Stambollit, shërbimet e sigurisë kishin marrë informacione të besueshme se anëtarë të ISIS-it po planifikonin sulme të synuara, kryesisht kundër komuniteteve jomyslimane, gjatë periudhës festive të fundvitit.
Në kuadër të këtij operacioni, policia ka kryer bastisje në 124 lokacione të ndryshme në Stamboll. Si rezultat, janë arrestuar 115 persona nga 137 të shpallur në kërkim për lidhje me aktivitet terrorist.
Gjatë kontrolleve, autoritetet kanë sekuestruar edhe armë zjarri, përfshirë pistoleta, si dhe sasi municionesh. Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe për zbardhjen e plotë të planeve të dyshuara terroriste.
Autoritetet turke kanë deklaruar se masat e sigurisë janë forcuar ndjeshëm në të gjithë vendin, me qëllim garantimin e sigurisë publike gjatë festimeve të fundvitit.