Shoqata e Gjyqtarëve përshëndet vendimin për Astrit Kalajan: Statusi “Dëshmor i Atdheut” të njihet sa më shpejt nga institucionet

Data

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka përshëndetur vendimin e Këshillit të Qarkut Shkodër për t’i dhënë gjyqtarit Astrit Kalaja statusin “Dëshmor i Atdheut”, duke e cilësuar atë një hap të rëndësishëm drejt përfundimit të procesit administrativ për njohjen zyrtare të këtij vlerësimi.

Në reagimin e saj, Shoqata kujton se dhënia e këtij statusi ishte një nga kërkesat unanime të Konferencës së Gjyqtarëve, të mbajtur më 9 tetor 2025, pak ditë pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja, i cili humbi jetën më 6 tetor 2025 gjatë ushtrimit të detyrës.

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve u bëri thirrje institucioneve përgjegjëse që të përmbyllin sa më shpejt procedurat për njohjen zyrtare të statusit, duke theksuar se ky është trajtimi i duhur ligjor dhe institucional për çdo funksionar shtetëror që humb jetën në krye të detyrës.

Sipas Shoqatës, përmbyllja e këtij procesi do të përbënte një akt vlerësimi për figurën e gjyqtarit Astrit Kalaja dhe një mesazh mbështetjeje për sistemin e drejtësisë dhe mbrojtjen e funksionarëve që ushtrojnë detyrën në shërbim të ligjit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related