Detaje/ Një ‘roje plazhi’ qarkulloi 11 mln euro, si u zbulua skema nga Prokuroria dhe Tatimet

Data

Një skemë e dyshuar pastrimi parash në vlerë 11 milionë euro u zbulua këtë fundjavë nga Prokurori i Tiranës, Ndini Tavani, pasi administratori i disa kompanive të marketingut dixhital, Darin Gëzdari, tentoi për disa javë të luante një lloj loje “macja dhe miun” me administratën tatimore.

Biznesmeni tentoi të shmangte tre herë kontrollet tatimore dhe ndryshonte herë pas here adresën e subjektit, veprime që krijuan dyshime se po tentonte të fshihej.

Dyshimet e Tatimeve dhe të Prokurorisë së Tiranës duket se ishin të përligjura. Verifikimet e kryera mbi kompaninë “Green View Marketing” dhe rrjetit të shoqërive të lidhura me të, siguruan informacione, mbi të cilat u ngrit dyshimi i fortë se kompanitë e Gezdarit ishin të përfshira në skemë pastrim parash.

Kjo skemë ishte e ndërtuar në dy faza klasike; në llogari të shoqërive të Gëzdarit vinin miliona euro nga shoqëri të ndryshme bastesh, të regjistruara në Maltë, Gjilbraltar, Qipro, e të tjerë dhe më pas, pjesa më e madhe e këtyre shumave transferoheshin në zona të njohura si parajsa fiskale, si Bahamas, Hong Kong, e të tjerë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related