Nga mungesa e infrastrukturës te gjobvëniet abuzive, opozita ‘shpërthen’ ndaj kryebashkiakut shkodran: Plotësimi i normës ditore i vënë nga eprorët, kërkohet ndërhyrje emergjente

Data

Bëmat’ e kryebashkiakut Benet Beci, e kanë kthyer tashmë kryeqendrën e veriut Shkodrën, në vëmendjen e të gjithve, opozita ka ngritur shpesh shqetësimet e qytetarëve mbi ‘përçudnimin’ e kulturës, apo edhe infrastrukturën dhe gjobvëniet abuzive.

Këshilltarja demokrate e Bashkisë Shkodër, Eliona Kodra Shkreli, nga një takim me banorë të lagjes Parrucë, ka dëgjuar ankesat e tyre në lidhje me rrugët e amortizuara të zonës dhe jo vetëm.

Shkreli në një reagim në rrjetet sociale, thotë se banorët kanë paraqitur pranë bashkisë një kërkesë, që të merret parasysh investimi në mënyrë emergjente.

“Takova banorë të lagjes Parrucë të cilët me të drejtë më ngritën shqetësimin e infrastrukturës rrugore në rrugën “Musa Juka”.
Është një ndër rrugët më të vjetra të Shkodrës dhe investimi në të nuk ka qënë asnjëherë brënda parametrave të duhura duke përfshirë kanalizimet e ujërave të bardha e të zeza si dhe asfaltimin e saj.
Banorët kanë paraqitur kërkesë pranë Bashkisë Shkodër duke kërkuar që të merret parasysh investimi në të në mënyrë emergjente. Sipas banorëve, standardi i ri i lëvizjes me një sens drejtimi në aksin Parrucë-Xhabije i vendosur nga kryetari aktual i Bashkisë z.Beci, ka bërë që kjo rrugë lagje të bëhet aks kryesor i kalimit të automjeteve si mënyra më e thjeshtë dhe më e shpejtë e qarkullimit, gjë që ka sjellë edhe degradimin e mëtejshëm të saj.
Në cilësinë e anëtares së Këshillit Bashkiak pasi u kontaktova nga disa prej banorëve pashë nga afër situatën që në fakt nuk ka nevojë për komente. Propaganda dhe fasada bashkiake nuk munden të fshehin mungesën e investimeve dhe mungesën e vëmendjes që ka administrata e Bashkisë aktuale në ofrimin e shërbimeve të nevojshme banorëve të Shkodrës!”, shprehet Shkreli

Pikë tjetër që është bërë mjaft problematike, është edhe gjobvënia, ku këshilltarja demokrate, ka patur përplasje në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Shkodër me mazhorancën, e cila është shprehur se ky akt është thjeshtë për plotësimin e normës ditore, e vendosur policëve nga eprorët e tyre të bashkisë.

“Policia Bashkiake po abuzon me gjobvënien ku i vetmi qëllim është plotësimi i normës ditore që i është vënë nga eprorët secilit prej policëve bashkiakë.
Gjatë fjalës sime në mbledhjen e rradhës së Këshillit Bashkiak u ndala tek ky fenomen gjobitës që po shqetëson qytetarët shkodranë.”, tha këshilltarja demokrate pas mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related