Tërmet i papritur trondit Krrabën dhe Tiranën – qytetarët ndjejnë lëkundjen, pa raportime për dëme

Data

Lëkundje tërmeti janë regjistruar ditën e sotme në Shqiperi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12.49. IGJEUM njoftoi se epiqendra e termetit ka qenë në zonën e Krrabës në Tiranë, ndërsa u ndje edhe në qendër të qytetit.

Fuqia ka qenë 3.6 i shkalles rihter. Sipas njoftimit, lëkundja ka ndodhur në 5 kilometer thellësi.

Lëkundjet e tërmetit, sipas raportimeve janë ndjerë edhe në qytetin e Elbasanit.

Lëkundjet kanë vijuar disa sekonda, por sipas raportimeve te deritanishme nuk raportohet për probleme si pasojë e tërmetit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related