Familja e zaptuar/ Gruaja dhe djali bllokohen në shtëpi nga kunata, situata çon në tentativë vetëvrasjeje

Data

Historia që u trajtua ditën e sotme në emisionin “Me Zemër të Hapur” ka të bëjë me një konflikt familjar, i cili i kalon kufijtë e njerëzores.

Një grua rrëfen se në kushte të rënda psikologjike ndodhet së bashku me bashkëshortin dhe djalin prej 16 vitesh në familjen e saj, edhe pse ata janë të martuar prej vitesh, sepse kunata dhe kunati kanë zaptuar shtëpinë dhe nuk i lejojnë që të hyjnë brenda, edhe pse gruaja rrëfen se shtëpia me dokumente është në emër të bashkëshortit.

Gruaja rrëfen se po kalon një situatë të vështirë, madje kjo situatë u përdor publikisht, gjë që e çoi gruan në tentativë vetëvrasjeje.

Ndërkohë në emision bashkëshorti i saj rrëfen se kunata I ka dhunuar bashkëshorten kur kjo e fundit ishte shtatzanë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related