GJKKO rrëzon kërkesën e çiftit Malltezi: 25 pasuritë mbeten të sekuestruara, vijon hetimi pasuror

Data

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Jamarbër Malltezit dhe bashkëshortes së tij për heqjen e sekuestros preventive mbi 25 pasuri të bllokuara në kuadër të dosjes “Partizani”. Vendimi lë në fuqi masat e vendosura më herët nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Sipas vendimit të shpallur më 16 janar 2026, gjykata ka miratuar plotësisht vendimin e tetorit 2025, duke konfirmuar se pasuritë do të mbeten të sekuestruara. Ndërkohë, hetimi pasuror ndaj familjes Berisha vijon nga Prokuroria e Posaçme.

Pasuritë e sekuestruara

Lista përfshin një numër të madh pasurish të luajtshme dhe të paluajtshme, mes tyre:

  • Shuma të konsiderueshme parash në llogari bankare në euro, dollarë dhe lekë;
  • Apartamente luksoze dhe njësi zyrash në zona të shtrenjta të Tiranës, përfshirë kompleksin “Magnet”;
  • Vila dhe truall në Gjirin e Lalëzit;
  • Tokë me sipërfaqe të madhe në Priskë të Madhe;
  • Garazhe, bodrume dhe njësi biznesi;
  • Kuota aksionesh në disa shoqëri tregtare.

Sipas vlerësimeve zyrtare, vlera e këtyre pasurive arrin në miliona euro.

Akuzat

Sali Berisha do të gjykohet për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë, ndërsa Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Malltezi ka përfituar miliona euro nga veprimtari ndërtimi në mënyrë të parregullt, përmes vendimeve qeveritare të marra në kohën kur Berisha ishte kryeministër.

Procesi penal ka kaluar në fazën e gjykimit, ndërsa paralelisht vijon edhe hetimi pasuror, i cili sipas burimeve ka shtrirë verifikimet edhe në periudha më të hershme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related