Sa i ka kushtuar Edi Ramës “ftesa” për Gazën? Evi Kokalari plas bombën dhe kërkon hetim urgjent nga SPAK: Kujt po ia shet Shqipërinë kryeministri?

Data

Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me ftesën për përfshirjen e Shqipërisë në të ashtuquajturin “Bordi i Paqes” për Gazën, duke e cilësuar këtë jo si një nder ndërkombëtar, por si një marrëveshje të errët me kosto të frikshme financiare dhe politike për vendin.

Sipas Kokalarit, Rama po përpiqet ta shesë publikisht këtë ftesë si një vlerësim personal nga presidenti Donald Trump, ndërkohë që në realitet bëhet fjalë për një iniciativë masive globale, ku janë ftuar dhjetëra shtete dhe ku pjesëmarrja shoqërohet me detyrime konkrete, përfshirë edhe angazhime financiare miliardëshe.

Ajo thekson se ftesa nuk është simbolike, por kërkon nënshkrimin e një “charter-i” të bordit, që praktikisht përbën një kontratë. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, një nga kushtet kyçe për pjesëmarrje të plotë është kontributi financiar deri në 1 miliard dollarë në vitin e parë, ose angazhime të tjera strategjike që zëvendësojnë pagesën direkte.

Kokalari ngre dyshime të forta se, nëse Shqipëria nuk po paguan “cash”, atëherë Rama mund të ketë ofruar pasuri strategjike të vendit si kompensim: territore, zona turistike, ishuj apo projekte madhore me mungesë totale transparence. Ajo përmend konkretisht ishullin e Sazanit, bregdetin dhe marrëveshjet miliardëshe me Emiratet, që sipas saj po firmosen në errësirë dhe jashtë kontrollit parlamentar.

Sipas aktivistes, fakti që Rama nuk e ka bërë publike këtë “nder” në arenën ndërkombëtare, por vetëm për konsum të brendshëm, tregon se diçka nuk shkon. Ajo hedh dyshimin se shumë shtete të tjera e kanë refuzuar këtë iniciativë, ndërsa kryeministri shqiptar po e pranon pa asnjë debat publik dhe pa asnjë transparencë.

Në deklaratën e saj, Kokalari i bën thirrje të drejtpërdrejtë SPAK-ut që të nisë menjëherë hetimet për të zbuluar se çfarë ka firmosur realisht Edi Rama, çfarë detyrimesh ka marrë në emër të Shqipërisë dhe kujt po ia vë në dispozicion pasuritë e vendit.

“Shqipëria nuk është pronë private. Nëse Rama ka firmosur marrëveshje që cenojnë sovranitetin, financat apo territorin e vendit, kjo është çështje penale dhe duhet hetuar urgjentisht”, thekson Kokalari, duke paralajmëruar se heshtja institucionale do ta kthejë këtë histori në një nga skandalet më të rënda politike të viteve të fundit.

Akuzat e saj pritet të ndezin debat të fortë politik dhe publik, ndërsa presioni mbi institucionet e drejtësisë për transparencë dhe veprim konkret po rritet ndjeshëm.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related