Seanca plenare në Kuvend është shoqëruar me tensione mes deputetëve të opozitës dhe drejtuesve të seancës.
Situata u përshkallëzua në momentin kur drejtuesi i seancës, Niko Peleshi, i dha fjalën deputetit të opozitës Gent Strazimiri. Ky i fundit refuzoi të fliste, ndërsa disa deputetë të tjerë të opozitës kërkuan të merrnin fjalën.
Pas këtij momenti, Peleshi vendosi t’i ndërpresë fjalën Strazimirit, çka shkaktoi reagim nga deputetët e opozitës. Disa prej tyre u ngritën nga vendet dhe u afruan pranë foltores së Kuvendit në shenjë proteste.
Për shkak të tensioneve të krijuara në sallë, ndërhyri Garda e Republikës për të normalizuar situatën dhe për të garantuar vijimin e punimeve të seancës plenare.
