PD zhvillon “Foltoren” para Kryeministrisë, qytetarë dhe mbështetës mblidhen në protestë pas çështjes Balluku

Data

Partia Demokratike ka zhvilluar edhe këtë të hënë protestën e radhës para godinës së Kryeministrisë në Tiranë, në kuadër të asaj që e quan “Foltorja”.

Në tubim ka marrë pjesë edhe kryetari i PD-së, Sali Berisha, ndërsa në shesh janë mbledhur qytetarë dhe mbështetës të opozitës.

Protesta vjen në një moment tensioni politik, pas zhvillimeve të fundit që lidhen me çështjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, të cilën opozita e cilëson si një skandal korruptiv.

Gjatë tubimit, Partia Demokratike ka përsëritur kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa ka paralajmëruar vijimin e aksionit opozitar në ditët në vijim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related