Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar shkarkimin e Belinda Ballukut nga posti i zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Vendimi u miratua me 85 vota pro, ndërsa nuk pati as vota kundër dhe as abstenime nga deputetët e pranishëm në seancën plenare.
Në të njëjtën seancë, Parlamenti votoi edhe për shkarkimin e disa anëtarëve të tjerë të kabinetit qeveritar. Shkarkimi i Elisa Spiropalit u miratua me 83 vota pro dhe 2 kundër, ku kundër votuan deputetët Jozefina Topalli dhe Sali Berisha.
Gjithashtu, Kuvendi miratoi edhe shkarkimin e disa ministrave të tjerë. Pirro Vengu u shkarkua nga posti i ministrit të Mbrojtjes me 81 vota pro, ndërsa Albana Koçiu mori 83 vota pro për largimin nga detyra.
Po me 83 vota pro u miratua edhe shkarkimi i Besfort Lamallarit nga posti i ministrit të Drejtësisë.
Ndërkohë, shkarkimi i Toni Gogut nga posti i ministrit për Marrëdhëniet me Parlamentin u votua me 82 vota pro.
Këto vendime janë pjesë e riorganizimit të kabinetit qeveritar, të miratuar gjatë seancës plenare të zhvilluar në Kuvend.
