Tensione në Komisionin për Reformën Territoriale, Luçiano Boçi përplaset me Arbjan Maznikun dhe largohet nga mbledhja

Data

Mbledhja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale është shoqëruar me tensione dhe debate të forta mes përfaqësuesve të opozitës dhe maxhorancës, duke kulmuar me largimin nga salla të bashkëkryetarit demokrat Luçiano Boçi.

Përplasja ndodhi mes Boçit dhe bashkëkryetarit socialist të komisionit, Arbjan Mazniku, gjatë diskutimeve mbi procedurat dhe kohën e fjalës në komision.

Debati nisi pasi Mazniku ndërhyri duke i kërkuar Boçit të përfundonte diskutimin, me argumentin se deputetët e opozitës kishin monopolizuar debatin dhe nuk po lejonin përfaqësuesit e maxhorancës të merrnin fjalën.

Situata u tensionua më tej kur Mazniku i ndërpreu mikrofonin Boçit gjatë fjalës së tij, gjë që shkaktoi reagimin e menjëhershëm të deputetit demokrat.

“Nuk mund të më hiqet mikrofoni ndërsa jam duke folur. Nuk pranoj ndërprerje të tilla në komision”, deklaroi Boçi gjatë debatit.

Nga ana tjetër, Mazniku insistoi se maxhoranca nuk kishte pasur mundësi të shprehej gjatë mbledhjes.

“Keni dy orë që nuk i jepni fjalën një personi të maxhorancës”, u shpreh ai.

Përplasja verbale vijoi me tone të ashpra, ndërsa Boçi e cilësoi sjelljen e Maznikut si jo etike dhe në fund vendosi të largohej nga mbledhja e komisionit.

Komisioni për Reformën Territoriale është ngritur për të diskutuar ndryshimet e mundshme në organizimin administrativ dhe territorial të vendit, një proces që prej kohësh ka sjellë debate dhe përplasje politike mes palëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related