Mesnata afati fundit i dorëzimit të listave në KQZ, PD dhe PS finalizojnë emrat e ekipit garues për zgjedhjet në 11 Maj

Data

Mesnata e sotme është afati i fundit i partive politike për të dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat me emrat e kandidatëve për deputetë. Finalizimi i 46 emrave për listën e mbyllur dhe 140 për listën e hapur do të bëhet pasditen e sotme në selinë rozë dhe blu.

Partia Socialiste do të mbledhë në orën 19:00 Kryesinë, nga ku do të dalë dhe përbërja e ekipit socialist për zgjedhjet e 11 majit. Bëhet me dije se para mbledhjes së Kryesisë, Rama do të zhvillojë një takim edhe me bordin e diasporës që drejtohet nga ministri Taulant Balla. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në mbledhjet e tij gjatë këtyre tre ditëve me kabinetin e ministrave dhe me Grupin Parlamentar të PS-së, se deputetët qoftë edhe me 1 mandat do të jenë pjesë e listave të hapura. Ndonëse nuk ka asgjë të zyrtarizuar, Rama ka lënë të nënkuptohet se pjesë e listave të mbyllura do të jenë drejtuesit politikë të qarqeve dhe disa emra të rinj. Për veten e tij, kreu i qeverisë ka shprehur se nuk ka marrë ende një vendim, ndërsa ka thënë gjithashtu se mund të mos jetë fare pjesë e listave

Nga ana tjetër, Partia Demokratike do të mbledhë pasditen e sotme Kryesinë e kësaj force politike dhe Këshillin Kombëtar. Në orën 17:00 mblidhet Kryesia e PD dhe në orën 19:00 do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar. Pas takimeve dhe diskutimeve do të shpallen emrat e kandidatëve që do të përfaqësojnë PD-në në zonat zgjedhore në gjithë vendin. Këto mbledhje do të jenë një mundësi për anëtarët e Kryesisë dhe të Këshillit Kombëtar të diskutojnë dhe miratojnë listat e kandidatëve, të cilët do të paraqiten për votim dhe do të udhëhiqen nga Partia Demokratike në këtë proces elektoral.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related