Një konflikt i rëndë mes ortakëve të kompanisë Finman shpk ka degraduar në dhunë fizike gjatë një mbledhjeje të Bordit Drejtues të shoqërisë.
Sipas raportimeve, ortaku me shumicën e aksioneve, Idajet Ismailaj, së bashku me djalin e tij Florid Ismailaj dhe truprojat e tyre, dyshohet se kanë goditur me grushte dhe sende të forta si edhe kanë kërcënuar me jetë djalin e ortakut tjetër të kompanisë, Sokol Agalliu.
Kompania “Finman shpk” zotëron disa shoqëri të njohura, mes tyre Albstar shpk, Manastiri Resort shpk dhe Arena Center shpk.
Sipas raportimeve, konflikti ka nisur pasi Agalliu kishte ngritur akuza për një vjedhje të dyshuar prej 500 milionë lekësh të vjetra nga arka e kompanisë, si edhe për përvetësimin e rreth 750 metrave katrorë pronë pranë “Manastiri Resort”.
Pas incidentit, Sokol Agalliu është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore. Burime pranë stafit shëndetësor bëjnë me dije se ai ndodhet në gjendje të rëndë për shkak të goditjeve të marra në kokë.
Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga policia apo nga përfaqësuesit e kompanisë lidhur me ngjarjen.
