Tensione në Gjykatën e Tiranës, përplasje mes një qytetari dhe deputetit të PD-së

Data

Tensione janë regjistruar këtë të martë në ambientet e Gjykatës së Tiranës, ku një person është përfshirë në një konflikt verbal me deputetin e Partisë Demokratike, Klevis Balliu.

Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës që po zhvillohej seanca gjyqësore për protestuesit e arrestuar pas protestës së 24 janarit. Menjëherë pas përplasjes, personi i përfshirë është shoqëruar nga forcat e policisë, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura shkaqet që çuan në konflikt.

Pak minuta më vonë, Gjykata e Tiranës vendosi të zbusë masat e sigurisë për protestuesit e arrestuar, duke caktuar ndaj tyre masën “detyrim paraqitje”.

Situata në ambientet e gjykatës u qetësua pas ndërhyrjes së policisë, ndërsa seanca vijoi pa incidente të tjera.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related