Gjykata ka shtyrë seancën gjyqësore ndaj ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi. Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 9 shkurt.
Berberi u arrestua më 14 mars 2024 nën akuzat për korrupsion dhe pastrim parash. Sipas Prokurorisë së Posaçme, ai dyshohet se është i përfshirë në praktika korruptive që lidhen me tetë procedura tenderimi, me vlera që kapin miliona euro.
Në të njëjtën kohë, edhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është nën akuzë nga SPAK, ku prokuroria ka kërkuar fillimisht pezullimin e saj nga detyra dhe më pas arrestimin, duke e konsideruar çështjen të ndërlidhur me hetimet për abuzime në tendera.
Procesi ndaj Evis Berberit pritet të vijojë me shqyrtimin e provave dhe qëndrimeve të palëve në seancën e ardhshme.
