Tensione në Baks-Rrjoll të Velipojës, banorët përplasen me policinë pas vendimit të Apelit

Data

Situata në zonën e Baks-Rrjollit në Velipojë është tensionuar këtë të martë, pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Tiranë për çështjen e pronësisë së tokës.

Apeli ka njohur familjen Malaj si pronare të ligjshme të sipërfaqes në fjalë, çka ka nxitur reagimin e banorëve të zonës. Këta të fundit kanë tentuar të hyjnë në tokat që pretendojnë se u përkasin, por janë përballur me një kordon policor që ka penguar kalimin e tyre.

Protestuesit kanë deklaruar se ndodhen në tokën e tyre dhe kanë bllokuar punimet në terren, duke kundërshtuar vendimin gjyqësor.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related