Në përfundim të protestës, kreu i PD Sali Berisha paralajmëroi një tjetër tubim në ditët në vijim, duke theksuar se opozita do të vijojë mobilizimin kundër qeverisë.
Ai deklaroi se protesta e zhvilluar ishte ndër më të gjatat dhe më të pazakontat në Tiranë, ndërsa shtoi se, sipas tij, ashtu siç “u përcoll” zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, do të “përcillet” edhe kryeministri Edi Rama.
Berisha njoftoi gjithashtu se brenda selisë së PD-së është gjetur një pajisje e dyshimtë, e cila, sipas tij, do të verifikohet për të sqaruar natyrën dhe qëllimin e saj.
