Apeli i GJKKO shqyrton kërkesën e Veliajt për ndryshim mase, seanca shtyhet

Data

Në Gjykatën e Apelit të Posaçëm ka nisur shqyrtimi i kërkesës së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për zëvendësimin e masës së arrestit me burg.

Seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura dhe drejtohet nga gjyqtarja Nertina Kosova. Veliaj ka kërkuar të jetë vetë i pranishëm në sallë dhe fillimisht ka refuzuar të përfaqësohet nga avokatët e tij.

Gjykata ka vendosur të shtyjë seancën për në orën 14:30, pasi Veliaj ka kërkuar kohë për t’u njohur me disa akte që, sipas tij, nuk i janë vënë më parë në dispozicion.

Kërkesa në Apel vjen pasi gjyqtarja e hetimit paraprak, Etleva Deda, refuzoi ndryshimin e masës së sigurisë. Javën e kaluar, Veliaj dhe 29 të pandehur të tjerë kaluan për gjykim themeli pas rreth pesë muajsh seancë paraprake.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related