Tensione jashtë Kuvendit pas votimit për Ballukun, protestuesit përplasen me policinë dhe tentojnë të çajnë kordonin e sigurisë

Data

Situata është tensionuar jashtë Kuvendit të Shqipërisë pas votimit në seancën plenare, ku mazhoranca socialiste rrëzoi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e deputetes Belinda Balluku.

Pas vendimit të Kuvendit, i cili u mor me 82 vota kundër kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, protestues të Partisë Demokratike janë përplasur me forcat e policisë që kanë rrethuar perimetrin e Parlamentit.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, një grup protestuesish ka tentuar të thyejë kordonin e policisë për t’u afruar drejt godinës së Kuvendit.

Policia kishte vendosur masa të shtuara sigurie për protestën e paralajmëruar nga opozita, duke ngritur barriera metalike dhe duke vendosur efektivë të shumtë rreth institucionit për të parandaluar incidentet.

Protesta e opozitës u organizua paralelisht me zhvillimin e seancës plenare, ku u diskutua dhe u votua kërkesa e SPAK për autorizimin e arrestimit të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related