Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, mazhoranca voton kundër heqjes së imunitetit

Data

Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për autorizimin e arrestimit të deputetes socialiste dhe ish-ministres Belinda Balluku.

Gjatë seancës plenare të kësaj të enjteje u shqyrtua kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut, e cila sipas prokurorisë mund të përbëjë rrezik për provat dhe dëshmitarët në hetim.

Megjithatë, shumica parlamentare e Partisë Socialiste votoi kundër dhënies së autorizimit për arrestimin e saj, duke rrëzuar kështu kërkesën e Prokurorisë së Posaçme me votat e deputetëve socialistë.

Në seancë u paraqitën dy raporte nga Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin: raporti i opozitës që kërkonte miratimin e kërkesës së SPAK dhe raporti i mazhorancës që kundërshtonte arrestimin e deputetes.

Opozita e konsideroi votimin një test për luftën kundër korrupsionit dhe kërkoi që Kuvendi të lejonte drejtësinë të vepronte pa pengesa politike.

Seanca plenare u zhvillua mes tensioneve politike, ndërsa jashtë Parlamentit mbështetës të opozitës protestuan kundër qëndrimit të mazhorancës për këtë çështje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related