“Telefonoi babanë dhe ndalo luftën!” — Gazetari ukrainas përballë vajzës së Putinit në Paris: “Për fat të keq, nuk mund të të ndihmoj”

Data

Elizabeta Krivonogi, vajza që besohet të jetë fëmija jashtëmartesës i presidentit rus Vladimir Putin, është përballur në rrugët e Parisit me një gazetar ukrainas, në një incident të pazakontë që ka bërë xhiron e mediave ndërkombëtare.

22-vjeçarja, e cila jeton në kryeqytetin francez, u ndalua nga gazetari i cili iu drejtua menjëherë me akuza të rënda:

“Tre javë më parë, babai yt vrau vëllain tim. Si mund të jetosh në Evropë, këtë kontinent që ai e quan ‘GayEurope’?”

Krivonogi iu përgjigj me qetësi:

“Nuk ke leje të më qëllosh”.

Por gazetari vazhdoi presionin, duke e pyetur nëse ajo mbështet veprimet e të atit në Ukrainë. Elizabeta tentoi të distancohej:

“Çfarë lidhje ka kjo me mua?”

Gazetari u përgjigj prerë:

“Ai është babai yt. Më e pakta që mund të bësh është ta telefonosh dhe t’i thuash të ndalojë bombardimet. Mund të vish në Kiev e të bëhesh mburojë njerëzore, më mirë se raketat Patriot.”

22-vjeçarja reagoi:

“Si e imagjinon që mund të shkoj tani?”

“Unë mund të të blej biletë, me paratë e mia”, vijoi gazetari.

Por Elizabeta, e dukshëm e sikletosur, përfundoi bisedën me një frazë të shkurtër:

“Për fat të keq, nuk mund të ndihmoj”.

Kush është Elizabeta Krivonogi?

Elizabeta lindi në vitin 2003 dhe, sipas hetimeve të medias ruse Proekt, është vajza e një marrëdhënieje të dyshuar midis Putinit dhe Svetlana Krivonogit, dikur punonjëse e shtëpisë presidenciale.

  • Putin nuk përmendet në certifikatën e lindjes, por mbiemri “Vladimirova” përkthehet “vajza e Vladimirit”.
  • Në 2021, Alexei Navalny publikoi profilin e saj në Instagram, ku tregoheshin udhëtime luksoze dhe një jetë me shpenzime të majme — të cilat Navalny i quajti “pasuri e lidhur me kreun e Kremlinit”.

Ky incident në Paris ka ndezur sërish debatin për jetën luksoze të fëmijëve të oligarkëve dhe njerëzve të pushtetshëm rusë, ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon të shkaktojë viktima çdo ditë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related