Tedi Blushi: “Rrëzohet akuza për foton me Donald Trump, pretendimi për 1 milion dollarë nuk u provua”

Data

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, reagoi ashpër pas seancës gjyqësore ndaj Ilir Meta, duke deklaruar se një prej akuzave më të përfolura ndaj ish-presidentit është rrëzuar në gjykatë.

Sipas Blushit, pretendimi se ishte paguar 1 milion dollarë për realizimin e një fotografie mes Metës dhe Donald Trump nuk është provuar nga organi i akuzës.

“Pretendimi për 1 milion dollarë nuk u provua dhe nuk qëndron”, deklaroi ai për gazetarët pas përfundimit të seancës.

Blushi shtoi se, megjithëse kjo akuzë është rrëzuar sipas tij, Meta vijon të mbahet në burg, çka sipas Partisë së Lirisë tregon se procesi ka prapavijë politike.

Ai e cilësoi procesin ndaj Metës si një goditje ndaj opozitës dhe pluralizmit politik në vend.

Sipas Blushit, mbrojtja ka kërkuar që seancat të jenë publike dhe të transmetohen drejtpërdrejt, në mënyrë që qytetarët të ndjekin zhvillimet e procesit gjyqësor.

Në deklaratën e tij, ai ngriti edhe kritika për mënyrën se si po zhvillohet gjykimi, duke pretenduar se mbajtja e Metës në kafazin e xhamtë përbën një formë presioni dhe trajtimi jo dinjitoz gjatë procesit gjyqësor.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related