Të vërtetat e fshehura të Babales”, Lala ngre alarmin: Nëse do kishte hetim serioz, do kishim emra të tjerë të dënuar

Data

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në një emision televiziv u shpreh se dosja “Babale” nuk është hetuar si duhet, dhe nëse kjo do të ndodhte, të tjerë emra do të ishin sot në burg, jo ish-deputeti Ervin Salianji.

Lala theksoi se “Babalja” është personazh i vërtetë dhe quhet Albert Veliu.

“Në vend që ministri i brendshëm i kohës të jepte dorëheqjen dhe policia të vepronte pa ndikimin e shefit të tij, policia bënte taksistin e Albert Veliut. “Babalja” mbetej pa para dhe telefononte drejtorin e policisë. Ne nuk kuptuam se kush ishte personi në SHISH i implikuar në këtë cështje”, tha gazetarja Klodiana Lala.

Më tej gazetarja theksoi se ajo çfarë tregoi kjo histori, është fakti se Geron Xhafaj të nesërmen e publikimit të audiopërgjimit udhëtoi në Itali dhe keu një dënim për trafik droge.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related