Shembjet në Theth, banori me aftësi të kufizuara mes lotësh: Nuk ka asnjë pëllëmbë beton, vetëm dru

Data

Aksioni i Inspektorati Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën turistike të Thethit, është pritur me protesta nga banorët e këtij fshati.

Një banor me aftësi të kufizuara ka folur mes lotësh për mediat ku ka treguar se toka është e tij dhe jo e blerë. Po ashtu, tregon se ka aplikuar për leje ndërtimi, por nuk iu eshte dhënë.

Kemi hedh shpenzimet e gjithë jetës, kemi hyre në borxh, e tani po i prishin. Janë shtëpia druri, pa beton, pa asgjë, thjesht druri në tokën time. Kemi aplikuar për leje, por nuk na e japin, me prit pas 20 vjetëve leje. Toka është e imja, jo e blerë, trashëgimi”, u shpreh ai.

Banori thotë se është investuar sipas udhëzimeve që kanë marrë, pa beton, vetëm strukturë druri, ndërsa bërti thirrje që shteti të vijë të verifikojë.

Unë kam investu ashtu siç kanë kërkuar, jo beton, nuk ka asnjë lloj betoni, vetëm dru. Të vijnë e ta shohin, nuk ka asnjë pëllëmbë beton”, tha ai i përlotur.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related