Instagram shton veçorinë e skedulimit të DM, ja si ta përdorni

Data

Instagrami po prezanton një veçori të re që i lejon përdoruesit t’i skedulojnë mesazhet direkte (DM) për një datë dhe orë të ardhshme.

Aktualisht i disponueshëm për një numër të kufizuar përdoruesish Android, kjo veçori synon ta bëjë komunikimin në platformë më efikas dhe të personalizueshëm. Opsioni i planifikimit të DM i lejon përdoruesit të zgjedhin një kohë specifike për dërgimin e mesazhit të tyre.

Kjo është veçanërisht e dobishme për dërgimin e urimeve për ditëlindje, shënimeve profesionale ose çdo mesazhi që duhet të dërgohet në një moment të caktuar.

Si ta skeduloni një mesazh? Hapni një bisedë dhe shkruani mesazhin tuaj. Më pas mbani të shtypur butonin e dërgimit për të hapur ekranin e planifikimit. Zgjidhni datën dhe orën të doni të dërgohet. Konfirmoni orarin dhe një njoftim do të shfaqet në shiritin e mesazheve. Në kohën e caktuar, mesazhi do të dërgohet automatikisht, edhe nëse jeni jashtë linje, duke eliminuar nevojën për dërgim manual. Pasi të keni vendosur orën, do të shfaqet një mesazh konfirmimi si “1 mesazh i skeduluar”, që tregon se mesazhi është në pritje. Funksioni pritet të jetë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit e Android dhe iOS në javët e ardhshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related