Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë detaje zyrtare ndaj goditjes së një grupi kriminal në Elbasan.
GJKKO njofton se me kërkesë të SPAK ka lëshuar 21 masa sigurie, ku 18 janë arrest me burg (përfshire ish gjyqtarin dhe zyrtarin e lartë të policisë së shtetit), 1 masë arresti në shtëpi (1 avokat_ dhe masat e sigurisë detyrim paraqitje për dy gazetarët Elton Qyno dhe Artan Hoxha.
Më tej GJKKO thekson se operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë i cili po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane, është në vijim.
Njoftimi i policisë:
Në kuadër te hetimit të një organizate kriminale me shtrirje ndërkombëtare, me kërkesë të Prokurorisë se Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masat e sigurisë për 21 persona, ku përfshihen anëtarët e organizatës kriminale, një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar në detyre gjatë kryerjes së aktivitetit kriminal, një avokat dhe dy gazetarë.
