Të kërkuar nga Franca për seri vjedhjesh, dy shqiptarë arrestohen në Angli, njëri me GPS në këmbë

Data

Dy shtetas shqiptarë, të shpallur në kërkim nga autoritetet franceze për vepra penale të shumta vjedhjeje, janë arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe ndaj tyre ka nisur zyrtarisht procedura e ekstradimit drejt Francës.

Njëri prej tyre, Armando Bela, 29 vjeç, me origjinë nga Lezha, doli përpara Gjykatës së Ekstradimeve në Angli, pasi kërkohet nga drejtësia franceze në bazë të një urdhër-arresti europian. Sipas dokumenteve gjyqësore, ai dyshohet se është i përfshirë në 12 raste vjedhjeje të ndodhura në territorin francez.

Gjykata vendosi që Bela të qëndrojë i lirë me kusht gjatë procesit të ekstradimit, pasi familjarët e tij depozituan një garanci pasurore prej 10 mijë paundësh. Po ashtu, ndaj tij u vendos masa e monitorimit elektronik me GPS në këmbë, si dhe detyrimi për t’u paraqitur çdo të shtunë dhe të diel në stacionin e policisë në Southend-on-Sea.

Ndërkohë, një tjetër shtetas shqiptar, Arben Kananaj, 50 vjeç, është gjithashtu në proces ekstradimi drejt Francës. Autoritetet franceze e dyshojnë atë për përfshirje në 21 grabitje banesash. Sipas dokumenteve gjyqësore, gjatë qëndrimit në Angli ai përdorte identitetin Arben Berisha.

Kananaj është lënë i lirë me kusht deri më 13 mars 2026, datë kur në Gjykatën Westminster Magistrates Court pritet të nisë shqyrtimi i kërkesës për ekstradim. Për lirimin e tij me kusht, gjykata ka vendosur një garanci pasurore prej 5 mijë paundësh.

Proceset e ekstradimit për të dy shtetasit vijojnë, ndërsa autoritetet britanike po bashkëpunojnë me drejtësinë franceze për zbatimin e procedurave ligjore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related