Berisha sulmon Ramën në bashkëbisedimin online: Është i gjunjëzuar dhe i izoluar ndërkombëtarisht, protestat po demaskojnë regjimin

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar akuzat e forta ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, ku deklaroi se kreu i qeverisë ndodhet në një situatë izolimi dhe presioni ndërkombëtar.

Berisha u shpreh se Rama është “de facto i gjunjëzuar dhe i poshtëruar”, ndërsa pretendoi se protestat dhe aksioni i opozitës kanë ndikuar në ekspozimin ndërkombëtar të asaj që ai e cilëson si “regjim”.

“Edi Rama, që ta dinë shqiptarët, kudo që shkon, tregojnë bërrylin. Kudo që shkon, i kthejnë shpinën. Sot ai është bërë gosip-i i Europës”, deklaroi Berisha.

Gjatë fjalës së tij, lideri demokrat përmendi edhe zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe ish-drejtoreshën e AKSHI, Mirlinda Karçanaj, duke i lidhur me akuzat që opozita ka ngritur ndaj qeverisë.

Berisha theksoi se protestuesit opozitarë po japin një mesazh të fortë kundër qeverisë dhe korrupsionit, ndërsa paralajmëroi se sipas tij “do të vijë dita kur Rama nuk do të gjejë vrimë miu ku të futet”.

Deklaratat e kreut të PD-së vijnë në vijim të tensioneve politike dhe protestave të opozitës në Tiranë, të cilat janë shoqëruar me akuza të forta politike ndaj qeverisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related