Tragjedi në Itali, 15-vjeçari humb jetën gjatë një loje futbolli

Data

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e së mërkurës, më 24 dhjetor, qytetin e Pordenones në Itali, ku një 15-vjeçar humbi jetën gjatë një loje futbolli me shokët e tij.

Sipas informacioneve paraprake, adoleshenti po luante në një fushë periferike kur, pas një përplasjeje të lehtë dhe të rastësishme gjatë lojës, u ndje keq papritur dhe u rrëzua në tokë. Dyshohet se ai ka pësuar arrest kardiak.

Shokët e tij njoftuan menjëherë shërbimet e emergjencës në numrin 112. Paramedikët mbërritën shpejt në vendngjarje dhe i dhanë ndihmën e parë, ndërsa i mituri u transportua me urgjencë drejt spitalit. Fatkeqësisht, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk arriti të mbijetojë dhe ndërroi jetë pak më vonë.

Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet që ekzaminimet mjekësore të japin më shumë detaje mbi shkaqet e vdekjes.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të thellë në komunitetin lokal, ndërsa familjarët, miqtë dhe bashkëmoshatarët e të miturit janë përfshirë nga dhimbja për humbjen e parakohshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related