Ngjarje e rëndë në Tiranë, 27-vjeçari bie nga lartësia e pallatit ku banonte

Data

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Tiranë, ku një i ri 27-vjeçar është rrëzuar nga lartësia e pallatit ku banonte dhe është transportuar me urgjencë në spital.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Thoma Koxhaj”, ku dyshohet se shtetasi M. B., 27 vjeç, ka rënë aksidentalisht nga lartësia e objektit rezidencial.

I riu ndodhet aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa gjendja e tij shëndetësore po monitorohet nga stafi mjekësor.

Grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, ndërsa paraprakisht ngjarja dyshohet të ketë qenë aksidentale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related