Konfederata Ndërkombëtare e Sindikatave (ITUC) konstatoi një “përkeqësim të thellë” të të drejtave të punëtorëve në indeksin e saj vjetor të të drejtave, bazuar në 97 tregues të përcaktuar nga Kombet e Bashkuara dhe traktatet ndërkombëtare.
Të drejtat e punëtorëve, të cilat raporti i mat në 151 vende, ranë ndjeshëm veçanërisht në Europë dhe në Amerikë – me rezultatet më të këqija për këto dy rajone që nga fillimi i indeksit në vitin 2014.
Shqipëria renditet mes vendeve që kufizojnë të drejtën për grevë, duke u vlerësuar me 3 nga ITUC. Ky klasifikim u referohet vendeve ku të drejtat e punëtorëve shkelën në mënyrë të vazhdueshme, megjithëse mund të ekzistojë një kornizë ligjore që i njeh ato.
“Në vitin 2025, një sërë zhvillimesh shqetësuese në Europë dhe më gjerë dëshmojnë një klimë gjithnjë e më armiqësore ndaj sindikatave dhe lëvizjeve punëtore.
Në Belgjikë, Finlandë dhe Francë, autoritetet kanë vazhduar me shtypjen e grevistëve, duke përdorur masa ndëshkuese dhe ndalime për të frenuar protestat
