Një anonim pa biznes dhe pa para merr central 82 mega nga qeveria

Data

Në shkurt të vitit të kaluar zoti Agalliu gjeti 100 mijë lekë dhe themeloi një kompani të quajtur Albania Solar Power. Dhe bum, pak më shumë se një vit më vonë, qeveria i dha leje për central diellor 82 mega me vendim të posaçëm.

Një ditë më parë, Këshilli i Ministrave miratoi ndërtimin e centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike me kapacitet 82 megavat në fshatin Boçove të Fierit. Kompania përfituese e lejes ishte Albania Solar Power, e cila pas ndërtimit do të ketë të drejtën e shfrytëzimit të parkut diellor për 49 vjet. Por ky është një vendim që ngre shumë pikëpyetje.

Ndërtimi i një centrali diellor me fuqi 82 mega, kërkon minimalisht 80 milionë euro. Por kompania Albania Solar Power ka vetëm 100 mijë lekë kapital, ndërkohë që aksioneri i saj i vetëm Engjëll Agalliu nuk disponon asnjë biznes apo aset tjetër.

Nuk dihet se si kompania ka arritur të sigurojë tokën në Fier. Një nga metodat kryesore është ajo e marrjes së saj me qira nga bashkia. Por dyshimet mbeten. Si mundet qeveria të japë një vepër kaq madhore tek një kompani pa kapital dhe me aksioner anonim?

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related