Deputetja demokrate Jorida Tabaku, nga foltorja e Kuvendit, tha se zgjedhjet e 11 Majit ishin një mundësi e humbur për Shqipërinë, pasi sipas saj shqiptarët nuk votuan të lirë në këto zgjedhje dhe nuk u shfrytëzuan për të treguar një imazh të mirë të vendit tonë në funksion të negociatave për anëtarësimin e Shqipërinë në BE.
Tabaku thekson se nuk është antishqiptar ai që thotë se ka probleme, por ai që këto shqetësime dhe këtë mungesë të vullnetit politik e kthen në një barrierë të madhe që Shqipëria sot të avancojë në procesin e integrimin.
“A është sot Shqipëria më mirë seç ishte më parë vetëm se u hapën disa grup kapituj. A i ka plotësuar Shqipëria këto standarde?
Këto ishin zgjedhjet e para me negociatat e hapura . A tregoi Shqipëria se di të organizojë zgjedhje si një vend Europian. A tregoi Shqipëria që zbaton standard çdo ditë? Më vjen keq të them por këto zgjedhje ishin një mundësi e humbur për Shqipërinë, ishin një mundësi e humbur edhe për këto standard të munguara në demokraci.
