Mundi dhe djersa e fermerëve të fushës së Maliqit të cilët kanë prodhuar qepë ka shkuar dëm.
Fermerët tregojnë se qepa e sjellë nga Serbia dhe mungesa e tregut e çmimi shumë i ulët ka bërë që qepa e tyre të përfundojë në kanale
Ndërkohë në kryeqytet çmimi i qepës varion nga 50 deri në 70 lekë për kilogram. Tregtarët thonë se furnizimin e bëjnë kryesisht në Korçë por ato argumentojnë se sasia e prodhimit të fermerëve Korçarë është shumë më e lartë se kërkesa që ka në tregun vendas.
“Atje e marrim. Po duhet të kesh kushte me e ruajtur se tani për momentin tregu është shumë i lirë, ka shumë dhe tani për momentin nuk ka tërheqje, s’ka njerëz. Është konsum i vogël, nuk është diçka që konsumohet shumë vetëm për gatim. 75 ditë pas prodhimit ruhet pa problem pastaj fillon, çdo punë ka firo dhe ato kanë firot e veta dhe ne që e shesim këtu kemi”, tha fermeri per Euronews.
Edhe më e shtrenjtë është qepa e kuqe, ku një kilogram arrin deri në 130 lekë,
