Drejtori i Ballukut bën fushatë për ministren, shëtit me makinën e firmës që i ka dhënë miliona euro tendera

Data

Një nga shqetësimet kryesore të sistemeve demokratike është integriteti i institucioneve publike, e në varësi të mënyrës se si punojnë këto agjenci vendoset më pas fati i menaxhimit të taksave të qytetarëve, niveli i korrupsionit, meritokracia e punonjësve të administratës… dhe ndonjëherë jo vetëm cilësia e qeverisjes, por dhe deformimi i vullnetit të qytetarëve përmes votës.

Për të kuptuar se si funksionojnë fijet e pushtetit, punonjësve të administratës, parasë dhe interesave të sektorit privat le të shohim një rast flagrant me vetë drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, një nga institucionet që ka buxhetin më të madh të prokurimeve publike në Shqipëri. Gentian Gjyli ka mbajtur postin e nëndrejtorit të përgjithshëm të ARRSH deri në mars të vitit 2024 dhe pas arrestimit të kreut të këtij institucioni Evis Berberit për korrupsion dhe pastrim parash, ai merr postin e drejtorit të përgjithshëm të ARRSH. Gjyli parakalon thuajse çdo ditë në krah të ministres që e ka emëruar duke inspektuar rrugë, kantiere dhe punë të përditshme që janë në përgjegjësi të këtij institucioni. Por kjo është vetëm fasada!

Gentian Gjyli si drejtues i një institucioni, duhet të mirëmenaxhojë taksat e qytetarëve shqiptarë dhe të mbajë përgjegjësi për mbarëvajtjen e punëve që ka në përgjegjësi. Por nuk është ky kriteri për të qënë punonjës e sidomos drejtues i administratës në Shqipëri sot. Për gjatë gjithë fushatës, drejtori Gjyli duket se është angazhuar fort me fushatën e Partisë Socialiste në zonën e Lushnjës, njësi e qarkut të Fierit ku drejtuese politike është vetë ministrja Belinda Balluku.

Dhe fakti që një drejtor i administratës merr rrogën nga taksat e qytetarëve dhe bën fushatë për atë që e ka emëruar në këtë post është shkelja më e vogël, sepse rastësia e solli të zbulojmë një detaj skandaloz me konflikt të hapur interesi. Ndërsa kolegia Matilda Prendi po përballej me zotin Gjyli për rrugën pa leje ndërtimi që po bëhej në hyrje të Shkodrës, ky i fundit refuzoi të përgjigjej dhe u largua menjëherë drejt makinës, një fuoristradë Toyota Land Cruiser, me ngjyrë të zezë e vitit 2015 me targën AA 902 MA. E cila nuk është as e tij personale, as e autoritetit të rrugëve dhe as e marrë me qera për fushatë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related