Financial Times: Loja gjeopolitike pas investimit në Sazan

Data

Kemi nevojë për turizmin super luks në këtë vend, njësoj siç shkretëtira ka nevojë për ujë. Ç’mund të fitohet nga 500 jahte, është e njëjtë me atë nga 4 mijë turistë me buxhet të vogël”, janë fjalët e kryeministrit Edi Rama, që citohen në një artikull të Financial Times për investimin e dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner në ishullin e Sazanit.

Vetëm se në artikull, Edi Rama dhe përfitimet e Shqipërisë nga ky projekt trajtohen në mënyrë periferike.

Sepse historia e vërtetë e investimit në Sazan, sipas gazetarëve të Financial Times kombinon biznesin, gjeopolitikën dhe marrëdhëniet e ngushta mes elitave politike dhe financiare, që e vendosin Shqipërinë në qendër të një loje të ndërlikuar globale të influencës dhe investimeve strategjike.

Ish-këshilltari i lartë i Donald Trump, tashmë një investitor i fuqishëm me lidhje të gjera ndërkombëtare, Jared Kushner ka zgjeruar në mënyrë të ndjeshme portofolin e tij të biznesit. Ndërtimi i resortit luksoz në ishullin e Sazanit është një marrëveshje e cila tërheq vëmendje të madhe jo vetëm për vlerën e saj ekonomike, por edhe për ndikimet e mundshme politike dhe konfliktet e interesit që e rrethojnë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related