Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka kritikuar listën me drejtuesit e rinj politik të Partisë Demorkatike në qarqe. Përmes disa reagimeve të forta në rrjetet sociale, që kanë tërhequr vëmendjen e opinionit publik, zonja Evi Kokalari ka nxjerrë në pah disa prapaskena të ndjeshme nga brenda opozitës shqiptare. Sipas Kokalari, tre figura kyçe në PD janë trajtuar nga Sali Berisha si “mbetje intelektualësh” dhe ajo kërkon që këta individë të përjashtohen urgjentisht nga selia blu. Në përshkrimin e saj, Kokalari pretendon se këta demokratë janë përdorur në mënyrë të pabesë në funksion të projekteve personale të Berishës, duke kontribuar në shkatërrimin e strukturave dhe principeve të partisë. Po ashtu, Kokalari ndan detaje mbi mënyrën se si këta individë kanë orkestruar dhe kontribuar në krizën e thellë brenda PD-së, duke minuar përpjekjet për reformë dhe ristrukturim. Ajo argumenton se këta figura, të cilët janë konsideruar si të papërshtatshëm dhe të pavlefshëm për lidershipin e Berishës, kanë luajtur një rol të rëndësishëm në ndarjen e brendshme të partisë dhe dështimin e projekteve strategjike. Kjo situatë e re sjell në vëmendje nevojën për një analizë të thellë të rolit të këtyre individëve dhe të ndikimeve të tyre në politikën e PD-së, dhe çon në diskutime të reja mbi strategjitë dhe reformën që mund të nevojiten për të rikthyer unitetin dhe efektivitetin e opozitës shqiptare. Ndërkohë listën me drejtuesit e rinj politik të PD-së në qarqe, ajo e ka cilësuar si një pazar të radhës të Berishës me Ramën. Teksa analizon emrat konkretë, Evi Kokalari, thotë se Berisha ka vënë si drejtues politik për Tiranën Belind Këlliçin, i cili humbi masivisht në zgjedhjet vendore kundër Veliajt. Ndër të tjera, Kokalari i cilëson drejtuesit politikë si gangrena në PD. Sipas Kokalarit, grupi Sorosit ka marrë rrënjë mirë te Rithemelimi. Më poshtë po pasqyrojmë reagimit e zonjës Kokalari të bëra në rrjetet sociale.
Akuza Bardhit, Salianjit dhe Gjekmarkajt
Me çfarë fytyre thotë Gaz Bardhi qe ‘primaret të mos kthehen në anarki për partinë’? Primaret prandaj u futen si sistem qe te heqin mbetjet si Gazi qe jane ne cdo post dhe ne parlament pa voten e lire. Dhe ju foltoristet e diteve te para, qe u ulet ne takimin e fundit te Keshillit Kombëtar, te cilen e drejtuan pikerisht ata qe po luftonim me foltoret, keni ndopak dinjitet? Harrojeni Sali Berishen. Harrojeni Shqiperine, se per ate as doni t’ja dine. Po pak respekt per veten nuk keni qe uleni ne nje salle ku seanca drejtohet nga mbetjet si Saljani, Gaz Bardhi dhe Gjekmarkaj? Keta ju helmuan ne 8 Janar. Keta orkestruan shkaterrimin e PD dhe te opozites dhe me siguri, si gjithmon thoni ‘nga halli’. Ne fakt vetem nga halli se keni, se hallin e krijon njeriu.Midis ketyre qe duhen perjashtuar urgjenisht nga PD dhe grupit te Sorosit, duket qarte qe Sali Berisha ju trajton si mbetje ‘intelektualesh’ ne funksion te projekteve te veta. Dhe me sa kuptoj, ndoshta e meritoni. Nuk jeni ju ata qe do bejne ndryshimin sepse ju jeni problemi. Personalisht, s’do e kisha lejuar veten kurre te ulur ne ate salle. Do isha ngritur dhe do kisha ikur ne menyre demostrative, qe mesazhin ta merrnin te qarte ata ne salle dhe ata te s’dalin dot nga shtepia.
Pazari Rama-Berisha
Si mund te heqesh Jozefina Topallin dhe te vesh Agron Gjekmarkajn? Si mund te heqesh Luan Bacin dhe te vesh Gaz Bardhin? Si mund te zevendesosh nje anti-komunit si Alizoti me nje Sorosist si Enno Bozdo? Dhe qershia mbi torte? Si mund te vesh Kellicin ne Tirane ku humbi masivisht dhe turperisht ndaj Velias? Apo, ky eshte pazari i rradhes por kesaj rradhe mbyllet me Ramen? Vjen ere, z. Berisha, vjen shume ere kjo pune!! Agron Gjekmarkaj, Gaz Bardhi, Belind Kellici, Enno Bozdo dhe Ivi Kaso jane gangrena ne ate parti. Grupi Sorosit qe te gjithe me thonin ne ditet e para te rithemelimit, paska marre rrenje mire. Fatkeqesi per demokratet e ndershem. Ngushellime miq!
