Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dhënë vendimin për 7 shtetas të huaj të akuzuar për trafik klandestinësh dhe sulm me armë ndaj efektivëve të policisë në pikën kufitare të Morinës, në maj të vitit 2023.
Të pandehurit, pesë shtetas sirianë dhe dy algjerianë, akuzoheshin për organizimin e trafikut të emigrantëve nga Greqia drejt vendeve të Bashkimit Evropian, si dhe për tentativë vrasjeje ndaj pesë punonjësve të policisë, ndaj të cilëve hapën zjarr gjatë një operacioni më 25 maj 2023.
Dënimet e dhëna nga GJKKO:
- Sultan Grimash alias Sadaak Guremache alias Junes Alma – 35 vjet burgim
- Ayoub Bahhoo – 35 vjet burgim
- Muhammed Radën alias Muhamed Radouë alias Radvan Radvan – 35 vjet burgim
- Muhammed Shehab alias Mohamed Al Uthman Shaab alias Mohamed Outman – 35 vjet burgim
- Muhammed Nasir alias Nouh Graie – 12 vjet burgim
- Rabi Lqadi alias Rabi El-Kadi – 8 vjet burgim
- Nagid Alabdalah alias Abu Gira – 8 vjet burgim
Sipas hetimeve, grupi ishte i përfshirë në organizimin dhe transportimin e emigrantëve të paligjshëm, ndërsa gjatë ndërhyrjes së policisë në Morinë, disa prej tyre hapën zjarr ndaj uniformave blu.
Vendimi i GJKKO vjen pas shqyrtimit të provave dhe dëshmive të administruara në proces, duke i shpallur fajtorë për akuzat e ngritura.
